MIRË SE VINI NË WEB FAQËN E DOGANËS SË KOSOVËS
Ne do të mundohemi të ofrojmë informata të vlefshme për vizitorët tanë. Informatat e paraqitura në këtë faqe nga ana e Doganës së Kosovës janë të mbështetura në përgatitjen dhe renditjen e njohurive që ne i kemi përfituar në bazë profesionale në këtë shërbim, por që këto informata të renditura në këtë faqe mund të pësojnë edhe ndryshime të mëvonshme. Nëse këto informata që tani për tani ju ofrojmë, nuk janë të mjaftushme për ju, ju lutemi që nëpërmjet kësaj faqe të na parashtoni pyetje shtesë. Qëllimi ynë është që vazhdimisht ta përmirësojmë shërbimin tonë dhe ne dëshirojmë që ju të na tregoni nëse keni ndonjë koment lidhur me nivelin e shërbimit tonë, i cili mendoni se mund të na shërbejë. Ju lutem, na tregoni nëse dëshironi të shihni më shumë informata. Nëse ju keni ndonjë informatë specifike lidhur me kontrabandën apo korrupsionin, ju lutemi na e ofroni këtë, gjithashtu duke shfrytëzuar këtë faqe apo nëpërmjet telefonit.
