Telefono për të raportuar korrupsionin dhe kontrabandën
038 500 095
Sh�rbimi Doganor i Kosov�s
FAQ
1) Cila dhe sa janë taksa doganore?Taksat të cilat paguhen me rastin e kalimit të kufirit të Kosovës janë:
a)Taksa doganore e cila iu nënshtrohet mallrave me rastin e kalimit të kufirit dhe paguhet 10% në vlerë të mallit;
b)Taksa e akcizës e cila është një taksë e veçantë selektive që iu vihet një numri të caktuar të mallrave të tatueshme që lëshohen për konsum të lirë me qëllim të arritjes së efekteve të caktuara dhe paguhet në vlerë të mallit apo sipas njësisë matëse(specifike).
c)TVSH e cila është një taksë e cila mblidhet në kufi nga Shërbimi Doganor në emër të administratës tatimore dhe paguhet 16% në vlerë të mallit.
2) Çfarë dokumente duhet të kem për import apo të prezantoj gjatë importit?Pikë së pari për të fituar të drejtën për eksport/import duhet të pajiseni me Certifikatën për eksport-import apo siç njihet ndryshe Certifikata Doganore (e cila merret në zyrën për regjistrimin e bizneseve që gjendet në drejtorinë e Shërbimit Doganor), CMR-fletëngarkesa, fatura, paking lista, EUR1-certifikata e origjinës së mallit nga vendet me të cilat Kosova ka Marrëveshje të Tregtisë së Lirë (momentalisht me Maqedoninë, Shqipërinë, Kroacinë dhe Bosnjë e Hercegovinë).
4) Si përcaktohet vlera e automjeteve?Vlera e automjeteve përcaktohet:
a) në bazë të faturës nëse ajo është e paraqitur në vlerë reale, ( vlera e transaksionit)
b) nëse nuk është vlera transaksionit, atëherë vijnë ne aplikim metodat tjera te vlerësimit.
8) Çka ndodh me mallin e konfiskuar?Fillimisht malli i konfiskuar deponohet në depot e Doganës, nëse fjala është për mallrat ushqimore atëherë konstatohet afati i skadimit dhe kontaktohet Ministria e Bujqësis ( Agjensioni Fito Sanitar Veterinar) nëse mund të shitet si mall apo jo. Nëse behet fjale për mallrat tjera çdo here kur është e hapur ndonjë procedure ankimore, atëherë pritet vendimi nga ana e Departamentit Ligjor, përkatësisht nga ana e Bordit të Pavarur të Ankesave.
9) A lirohen organizatat joqeveritare prej taksës doganore?Organizatave Jo-Qeveritare me status te benificuar publik ju hiqet e drejta e lirimit nga pagesa e taksës doganore, me tutje sipas Ligjit Nr. 03/L-114 për TVSH-në paguajnë TVSH-ë, ndërsa janë te liruara prej taksës se akcizës vetëm për: Benzine, Kerozine, naft dhe etanol, kjo sipas aneksit C, te Kodit Doganor dhe te Akcizave Kodi nr. 03/L-109.
10) A lirohen mallrat për qëllime humanitare?Bazuar ne Kodin Doganor dhe te Akcizave Kodi nr. 03/L-109, aneksi A, Kapitulli I, mbi Lirimet nga Detyrimet e Importit, neni 69 Mallrat për Organizata Humanitare ose Bamirësie, lirohen nga detyrimet e importit, përderisa një gjë e tille te mos shkaktoje keqpërdorime apo çrregullime te mëdha te konkurrencës.
© Copyright - Dogana e Kosovës