Kodi Doganor dhe Akcizave
Kodi Doganor dhe i Akcizës është ka hyrë në fuqi me 11 nëntor 2008.
Qëllimi i Kodit doganor dhe te Akcizës është zëvendësimi i Rregullores se UNMIK ut 2004/1 dhe 2005/32, Urdhëresën Administrative 2004/24.
Baza
Kodi Doganor bazohet në Kodin Doganor të EU- së
dhe paraqet standardet e njëjta ligjore dhe ekonomike .
Tregtarët nga Kosova tani duhet të përshtaten me
kërkesat / lehtësirat sikurse edhe tregtarët e tjerë në
regjion dhe ata nga Bashkimi Evropian .
Kodi Doganor i Kosovës është në përputhje me WCO (Organizata Botërore e Doganave)
Çka përmban Kodi Doganor dhe Akcizës
me Kodin e ri Rregullohet emri i Doganës, ku nuk do te jete me Shërbim Doganor por vetëm Dogana e Kosovës
Definon ne mënyre te qarte se legjislacioni doganor aplikohet ne tere territorin doganore te Kosovës dhe jashtë Kosovës me Marrëveshje ndërkombëtare.
Avancimi, shkarkimi, rikthimi emërim ne detyre është e rregulluar tani ndryshe me Kodin Doganave dhe Akcizave prej atij qe ka qene me Rregulloren e UNMIK ut 2004/1.
Licencimi i përfaqësuesit te palës ne procedure tani është rregulluar se cilat kushte duhet ti plotësoje për te fituar licencën për te vepruar ne Kosove.
Rregullon obligimin e institucioneve tjera te cilat posedojnë mall doganor për ta informuar Doganën për ketë mall.
Është futur institucioni i shiqimit paraprake te mallit.
Te Aneksi i lirimit është shtuar edhe pjesa procedurale e cila ka munguar.
Aneksi D për lirim nga detyrimet doganore është e rregulluar me Aneksin V te pakos se Ahtisarit
Kundërvajtjet janë të rregulluara ne mënyre te veçante, mënyra e konfiskimit te mallit,
Procedura kundërvajtjes është e rregulluar shume qarte.
Pjesa e veprave penale gjithë ashtu është rregulluar ndryshe se si ka qene ne Rregulloren e UNMIK ut 2004/1.
Çka do të ketë efekt Kodi doganor dhe Akcizave për tregtaret
Me qartësimin e procedurave administrative doganore prej fazës se paraqitjes se mallit e deri te doganimi i tij i mundëson subjekteve te afarizmit te tregtisë se jashtme qe me lehte ti qasen ndryshimeve te Ekonomisë Globale dhe te rrisin importin e mallit. Natyrisht përveç bazës ligjore qe ekziston tani duhet edhe ne operative te aplikohet drejt dispozitat e Kodit Doganor dhe te Akcizës.
